Sonte dhe nesër pritet shtrëngatë e rrezikshme në Kosovë

Organizata evropiane Meteoalarm ka paralajmëruar mot të keq me shtrëngata natën ndërmjet së premtes dhe së shtunës. Stuhi të fuqishme të erërave, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, si dhe bubullima e vetëtima janë paralajmëruar për vendet e Ballkanit perëndimor, transmeton Koha. Që dje një mot i tillë ka përfshirë Karllovacin e Kroacisë, kurse sonte pritet të përfshijë sërish Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë veriore, por ajo mbase e dobësuar do të vazhdojë tutje drejt Kosovës dhe një pjese të Maqedonisë. Ky përkeqësim i motit dhe ulja e temperaturave për 10 gradë Celsius e ndoshta edhe më shumë pritet të kalojë shpejt dhe në ditët në vijim prapë do të ketë përmirësim dhe stabilizim të motit./Indeksonline/