Shënon Ramsey, vdes aktorja!!

Talenti i Arsenalit, Aaron Ramsey ka shënuar dje gol në fitoren që Arsenal e arriti ndaj Manchester Cityt. Si edhe herave tjera kur Ramsey shënon, një i famshëm vdes. Pak orë pas golit të Ramseyt ka ndërruar jetë aktorjha e famshme hollivudiane, Karen Black. Ylli hollivudian, Karen Black, e njohur për rolet e saj në filmat kult, si “Easy Rider”, “Nashville” dhe “Five Easy Pieces”, ka ndërruar jetë në moshë 74 vjeçare. Pas golave të Ramseyt kanë vdekur shumë njerëz të njohur si Bin Laden, Gadafi, Kim Jong II e Whitney Houston. Mbetet të shihet se kush do të jetë "viktima" e radhës e golave të Ramseyt në të ardhmen./Indeksonline/