Ja pse dështoi blerja e Gareth Bale

Takimi mes Florentino Perez dhe Daniel Levy është mbajtur në Miami. Blerja e Gareth Bale pritej të zyrtarizohej në këtë takim, gjë e cila nuk ndodhi. Shuma e parave ka qenë problemi kryesor që ka dështuar ky transfer. Perez i ka ofruar Tottenhamit 92 milion euro për Bale. Levy ka thënë që Bale nuk ka gjasë të shitet nën 100 milion euro. Në bisedime është propozuar edhe shkëmbimi i lojtarëve. Perez ka qenë i gatshëm ti ofroj në shkëmbim lojtarë si Di Maria, Coentrao e Morata. Daniel Levy në fund të takimit i ka bërë të qartë Florentino Perezit që nëse dëshiron ofertën e radhës për Bale, ajo asesi mos të jetë nën 100 milion euro./Indeksonline/