Kush i foli e kush jo Mourinhos?

Jose Mourinho ka qenë në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Chelseat. Pak muaj pasi braktisi skuadrën madrilene, Mourinho u takua përsëri me ish lojtarët e tij. Mediat ishin të interesuara të kapnin momentet se kush do ta përshëndes prapë Jose Mourinhons. Florentino Perez ka qenë njeriu i parë që ka gjetur kohë të flas me Mourinhon. Nga lojtarët e Realit vetëm tre kanë qenë që i kanë folur trajnerit portugez. Xabi Alonso, Coentrao dhe Ramos ishin tre lojtarët që përshëndetën ish trajnerin e tyre./Indeksonline/