Dy ditë burg për tifozin shqiptar që përqafoi Ronaldon (Video)
Tifozi shqiptar, Ronald Gjoka i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes finale të ‘International Champions Cup’ mes Real Madridit dhe Chelseat, ia ka parë sherrin veprimit të tij.
Ai u bë ‘yll’ në një burg të Floridës. Gjoka, ose ashtu siç ka dëshirë ta thërrasin ‘Ronnie’ depërtoi në fushë në minutat e fundit të takimit dhe përqafoi yllin e gjigantit madrilen, Cristiano Ronaldo.
Ai me këtë rast u arrestua nga policia kurse përqafimi i kushtoi me dy ditë burg. “Ishte mundësi e rrallë për t’u takuar me Ronaldon. Nuk kam hezituar, ishte reagim i menjëhershëm. Në burg luanim futboll në oborr. Të burgosurit e tjerë më pyetën se si kam përfunduar këtu dhe nuk më besuan pasi u shpjegova rastin. Më vonë derisa ishim duke shikuar televizionin e transmetuan veprimin tij dhe të gjithë më dhanë dorën, duke më uruar dhe quajtur yll”, deklaroi Gjoka.