Jakup Krasniqi bëhet trajner, deputetja sportiste (Video)

Kuvendi i Kosovës kthehet në sallë sportive falë deputetes Duda Balje, nga grupi 6+. Ajo është vonuar në seancën e së enjtes dhe fillon të vrapojë për t’u ulur në ulëse e saj, kurse Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, fillon numërimin. Krasniqi, i cili është duke i numëruar deputetët në sallë, në momentin që fillon të vrapojë deputetja Bale, fillon rastësisht numërimin 123... që e bënë atë të duket si trajner, kurse deputetja si një sportiste, transmeton Kosovapress. Balaj ndryshe konsiderohet edhe si një nga deputetet më të bukura në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/