Guardiola "plasë" nga Mandzukic (Video)

Paraqitjet e Bayernit të Pep Guardiolës po vlerësohen shumë lartë në ndeshjet e para. Trajneri spanjoll ka arritur të sjellë që në start futbollin e bukur me pasime të shumta dhe me shumë gola. Në ndeshjen ndaj Monchengladbach, Pep Guardiola shfaqej në disa momente i pakënaqur me lojën e Mandzukic. Guardiola nuk e pëlqente rreshtimin e Mandzukic në aksionin kur Ribery bënte presion të kundërshtari. Pep edhe në ndeshjet tjera thuhet se nuk e ka pëlqyer lojën e sulmuesit kroat të cilin e ka vlerësuar si përtac. Nuk përjashtohet që Guardiola ta vë në shitje Mario Mandzukicin.