Golf I që ‘fluturon’ për dy sekonda 100 km/h (Video)

Boba Motoring është rikthyer me një modifikim tjetër të Volkswagen Golf I, duke lënë kështu pas modelin e kaluar që prodhonte 736 KF. Nëse keni menduar se Golf I me 736 KF është vetura më e fortë në botë e kësaj kategorie, prisni derisa të shihni Volkswagenin tjetër të modifikuar që prodhon hiq më pak se 1,013 KF. Boba Motoring kësaj radhe ka sjellë për adhuruesit e flaktë të shpejtësisë, Golfin I me katër cilindra me 1.8 litra 16 V. E tërë fuqia e motorit është transferuar në të katër rrotat, falë ndërruesit DSG me gjashtë shpejtësi të cilin e ka prodhuar Adrenalin Tuning. Boba Motoring nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër teknik rreth kësaj veture, por mund të imagjinoni shpejtësinë që kjo veturë mund ta arrij duke marrë parasysh se peshon vetëm 900 kilogram. Por të bindur njerëzit se kjo veturë arrin shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 2 sekonda, atëherë ndiqeni videon më poshtë. (ORAinfo)