Tragjedia qe ndodhi ne nje Darsem i Leshon toka derisa kercenin(VIDEO)

Kjo eshte nje nder tragjedit me te mdhaja qe keni pare ndonjeher nje nje darsem derisa ishin duke u argetuar duke pir dhe duke kercyer per nje moment shihet ne regjistrimin e kameras se si i leshon toka afer 50 vetave te cilet ishin duke kercyer ne mes…

Tragjedia qe ndodhi ne nje Darsem i Leshon toka derisa kercenin(VIDEO)

Kjo eshte nje nder tragjedit me te mdhaja qe keni pare ndonjeher nje nje darsem derisa ishin duke u argetuar duke pir dhe duke kercyer per nje moment shihet ne regjistrimin e kameras se si i leshon toka afer 50 vetave te cilet ishin duke kercyer ne mes…

Dasem shqiptare, tranohet nusja (Video)


Arian Çani propozon t'i hiqet shqiponjës njëri kren

Shqiponja dy krenare është vetë pengesë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Gazetari nga Tirana dhe drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë Arian Çani propozoi që shqiponjës me dy krena t’i hiqet njëra. “A i keni bërë pyetje vetes ndonjëherë pse flamuri shqiptar ka dy koka. Këtë pyetje e kam bërë gjithë jetës dhe s’më ka dhënë askush përgjigje të saktë. Është e frikshme. Unë propozoj që shqiponjë të jetë me një kokë. Duke pas një flamur me një kokë do të thotë se Kosova dhe Shqipëria janë një”, theksoi Çani. Si mysafir i debatit Kosovarë dhe Shqiptarë në Info Magazine të Klan Kosovës, publicist Astrit Gashi deklaroi se çështja e flamurit është problem estetik. “Kishte me qenë shumë mirë që problemet e ngjyrave të flamurit me u ndal tek çështja e flamurit. Është më pak i rëndësishëm flamuri, është krejt çështje estetike. Me rëndësi është shteti që duhet të bëhet”, deklaroi publicisti kosovar. Gashi tha se kosovarët dhe shqiptarët janë zhvilluar si dy identitete të ndryshme gjatë kohës. “ Fakt që i përkasim një tërësie nacionale kombëtare, por në fakt me ndarjet historike jemi rritur e ndërtuar si struktura të ndara të një kombi. Kemi përmbajtje të ndarë prej njëri tjetrit, në identitet, në aspektin kulturor por edhe në gjera tjera politike”, konstatoi ai. Por me këtë tezë të publicisti kosovar nuk u pajtua drejtuesi i Zonë e Lirë. “Unë them shyqyr që jemi pak më ndryshe. Mendoj se duke qenë ndryshe jemi një. Imagjino sikur të kishim të njëjtin dialekt dhe të njëjtat rite. De juro jemi dy shtete por de fakto mendoj se një, sepse me rrugën e kombit jemi bashkuar”

Nuset e sodit, kqyrni qka bajn (Video ekskluzive)

Kjo eshte nje darsum jo e zakonshme tek ne shqiptaret, per here te pare shohum nje gje te tille! A eshte mire a po keq mbetet te vlerosni ju vizitor te dashur!
 

Tragjedia qe ndodhi ne nje Darsem i Leshon toka derisa kercenin(VIDEO)

Kjo eshte nje nder tragjedit me te mdhaja qe keni pare ndonjeher nje nje darsem derisa ishin duke u argetuar duke pir dhe duke kercyer per nje moment shihet ne regjistrimin e kameras se si i leshon toka afer 50 vetave te cilet ishin duke kercyer ne mes…

Dy ditë burg për tifozin shqiptar që përqafoi Ronaldon (Video)

Tifozi shqiptar, Ronald Gjoka i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes finale të ‘International Champions Cup’ mes Real Madridit dhe Chelseat, ia ka parë sherrin veprimit të tij. Ai u bë ‘yll’ në një burg të Floridës. Gjoka, ose ashtu siç ka dëshirë ta thërrasin ‘Ronnie’ depërtoi në fushë në minutat e fundit të takimit dhe përqafoi yllin e gjigantit madrilen, Cristiano Ronaldo. Ai me këtë rast u arrestua nga policia kurse përqafimi i kushtoi me dy ditë burg. “Ishte mundësi e rrallë për t’u takuar me Ronaldon. Nuk kam hezituar, ishte reagim i menjëhershëm. Në burg luanim futboll në oborr. Të burgosurit e tjerë më pyetën se si kam përfunduar këtu dhe nuk më besuan pasi u shpjegova rastin. Më vonë derisa ishim duke shikuar televizionin e transmetuan veprimin tij dhe të gjithë më dhanë dorën, duke më uruar dhe quajtur yll”, deklaroi Gjoka.

Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikov

Natën e së shtunës Guxim Grabovci po udhëtonte me veturë drejt Grykës së Rugovës. Djalin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, po e shoqëronte edhe një shok i tij, Meriton Isufi. Përveç se po shkonin për të bërë qejf në vendin piktoresk të Dukagjinit, Guximi në bagazh kishte edhe dy armë luftarake. Një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë. Por rrugës për atje ata u ndaluan nga një patrullë e policisë kufitare ku pas kontrollit u janë gjetur armët. Guxim Grabovci dhe Meriton Isufi u shoqëruan në stacionin e Policisë në Pejë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar (më gjerësisht sot në gazetën Tribuna).

Nadal e mposht Gjokoviqin dhe ia thyen hundët! (video)


Në gjysmë finale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, tenisti spanjoll Rafael nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq 6:4, 3:6, 7:6 (2). Nadal në finale të këtij turneu do të ndeshet me tenistin Milosh Raoniq.Nadal e kishte mposhtur tenistin serb edhe në gjysmëfinalen e Rolasnd Garosit të sivjetshëm, duke ia bërë ta pa mundshëm triumfin në Paris, grand slamin e vetëm që nuk e ka fituar ende. Nadal që nga e hëna do të jetën tenisti i tretë në botë, sipas listës së tenistëve më të mirë.

Sonte dhe nesër pritet shtrëngatë e rrezikshme në Kosovë

Organizata evropiane Meteoalarm ka paralajmëruar mot të keq me shtrëngata natën ndërmjet së premtes dhe së shtunës. Stuhi të fuqishme të erërave, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër, si dhe bubullima e vetëtima janë paralajmëruar për vendet e Ballkanit perëndimor, transmeton Koha. Që dje një mot i tillë ka përfshirë Karllovacin e Kroacisë, kurse sonte pritet të përfshijë sërish Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë veriore, por ajo mbase e dobësuar do të vazhdojë tutje drejt Kosovës dhe një pjese të Maqedonisë. Ky përkeqësim i motit dhe ulja e temperaturave për 10 gradë Celsius e ndoshta edhe më shumë pritet të kalojë shpejt dhe në ditët në vijim prapë do të ketë përmirësim dhe stabilizim të motit./Indeksonline/

Shënon Ramsey, vdes aktorja!!

Talenti i Arsenalit, Aaron Ramsey ka shënuar dje gol në fitoren që Arsenal e arriti ndaj Manchester Cityt. Si edhe herave tjera kur Ramsey shënon, një i famshëm vdes. Pak orë pas golit të Ramseyt ka ndërruar jetë aktorjha e famshme hollivudiane, Karen Black. Ylli hollivudian, Karen Black, e njohur për rolet e saj në filmat kult, si “Easy Rider”, “Nashville” dhe “Five Easy Pieces”, ka ndërruar jetë në moshë 74 vjeçare. Pas golave të Ramseyt kanë vdekur shumë njerëz të njohur si Bin Laden, Gadafi, Kim Jong II e Whitney Houston. Mbetet të shihet se kush do të jetë "viktima" e radhës e golave të Ramseyt në të ardhmen./Indeksonline/

Lindi i verbër, i vjen shikimi në moshën 68 vjeçare, pasi bie nga shkallët (VIDEO)

68 vjeçari Pierre-Paul Thomas, nga Montreal, Canada lindi i verbër dhe gjatë gjithë jetës qëndroi i tillë, pavarësisht mjekimeve të vazhdueshme dhe ndërhyrjeve në sy. Por një ditë të bukur teksa po ecte nëpër shtëpi, për shkak të verbërisë por edhe moshës relativisht të madhe, ai u rrëzua nga shkallët duke thyer disa kocka në fytyrë. Me urgjencë u dërgua në spital nga të afërmit, ku iu nënshtrua një ndërhyrje nga ana e mjekëve për të ndalur hemorragjinë, por në zgjim ndodhi mrekullia, Pierre-Paul iu kthye shikimi. Për habi të tij, ai ndihej i turbullt nuk kuptonte çfarë po ndodhte, teksa nga vizita e mjekëve pas ekzaminimit u konstatua se i ishte kthyer shikimi. Tashmë 68 vjeçari shikon, veçse nuk i shquan mirë ngjyrat, pasi e ka shikimin disi të mjegullt për shkak të verbërisë së gjatë./Indeksonline/

Ja pse dështoi blerja e Gareth Bale

Takimi mes Florentino Perez dhe Daniel Levy është mbajtur në Miami. Blerja e Gareth Bale pritej të zyrtarizohej në këtë takim, gjë e cila nuk ndodhi. Shuma e parave ka qenë problemi kryesor që ka dështuar ky transfer. Perez i ka ofruar Tottenhamit 92 milion euro për Bale. Levy ka thënë që Bale nuk ka gjasë të shitet nën 100 milion euro. Në bisedime është propozuar edhe shkëmbimi i lojtarëve. Perez ka qenë i gatshëm ti ofroj në shkëmbim lojtarë si Di Maria, Coentrao e Morata. Daniel Levy në fund të takimit i ka bërë të qartë Florentino Perezit që nëse dëshiron ofertën e radhës për Bale, ajo asesi mos të jetë nën 100 milion euro./Indeksonline/

Epizodi me i ri nga Stupcat (Video)

Kush i foli e kush jo Mourinhos?

Jose Mourinho ka qenë në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Chelseat. Pak muaj pasi braktisi skuadrën madrilene, Mourinho u takua përsëri me ish lojtarët e tij. Mediat ishin të interesuara të kapnin momentet se kush do ta përshëndes prapë Jose Mourinhons. Florentino Perez ka qenë njeriu i parë që ka gjetur kohë të flas me Mourinhon. Nga lojtarët e Realit vetëm tre kanë qenë që i kanë folur trajnerit portugez. Xabi Alonso, Coentrao dhe Ramos ishin tre lojtarët që përshëndetën ish trajnerin e tyre./Indeksonline/

UEFA mendon ndryshimin e shortit per ekipet shqiptare

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi që dy skuadrat shqiptare që luajnë në Ligën e Europës, Skënderbeu dhe Kukësi, të zhvillojnë dy takimet e para në transfertë, përkatësisht në Ukrainë dhe në Turqi. Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave në “Qemal Stafa”. Pikërisht kjo ka krijuar një situatë të pakëndëshme dhe të sikletëshme për Federatën dhe futbollin shqiptar në tërësi. Stadiumi “Qemal Stafa” është i vetmi stadium që UEFA, duke toleruar pak nga rregullat e saj, ka pranuar të luhen takime ndërkombëtare të këtij niveli. Por dy takime brenda një ditë është e pamundur të luhen në këtë stadium, ndaj UEFA po shqyrton mundësinë që ndeshjen e parë Kukësi ta luajë në Tiranë, ndryshe nga çfarë vendosi shorti, e më pas ndeshjen tjetër në Turqi. Për të mos hequr dorë nga avantazhi i luajtjes së takimit të parë në transfertë, nënkampionët e Shqipërisë po shqyrtojnë mundësinë për ta luajtur ndeshjen në një datë tjetër ose në një stadium tjetër, por kjo duket një kërkesë e vështirë për t’u pranuar nga UEFA./indeksonline/